Ndërlidhjet

SHBA: Rod Bllagojeviq shpallet fajtor


Ish guvernatori i shtetit amerikan, Ilinois, Rod Bllagojeviq, është shpallur fajtor sipas 17 prej gjithsej 20 pikave të aktakuzës, përfshirë edhe 11 pika të ndërlidhura me përpjekjen e tij për të tregtuar me vendin e zbrazët në Senatin amerikan, pasi Barak Obama, u bë president.

Gjyqtari Xhejms Zejgel tha se Bllagojeviqit do t’i ndalohen udhëtimet jashtë qarkut verior të Ilinoisit pa leje gjyqësore.

Seanca ku do të përcaktohet dënimi për zotin Bllagojeviq, do të mbahet më 1 gusht.

Rod Bllagojeviq është arrestuar në dhjetor të vitit 2008, ndërsa pas një muaji është shkarkuar nga posti i guvernatorit.

Prej fillimit të procesit gjyqësor ai ka deklaruar se nuk është fajtor.
XS
SM
MD
LG