Ndërlidhjet

Rikthehet dhuna në sheshin Tahrir të Kajros


Policia ka përdorur gaz lotsjellës gjatë përballjes me qindra të rinj në sheshin Tahrir të Kajros. Përleshjet filluan të martën në një zonë të afërt me Kajron ku familjet e 840 të vrarëve gjatë kryengritjes kundër regjimit të Hosni Mubarakut, ishin mbledhur për të nderuar të rënët.

Ministria e Brendshme e ka fajësuar një grup të njerëzve që sipas tyre ka pasur dëshirë të pengoj ngjarjen dhe të nxis trazira. Kjo ishte protesta e parë e dhunshme pas disa javësh në Sheshin Tahrir, qendra e revoltës që i dha fund regjimit të Mubarakut.
XS
SM
MD
LG