Ndërlidhjet

Kina e pret me nderime shtetërore liderin sudanez, i kërkuar për krime


Kina i ka shtruar qilimin e kuq presidentit të Sudanit, ndaj të cilit ekziston një urdhër arrest me akuzën për krime lufte.

Presidenti Omar al Bashir, është duke e vizituar partnerin dhe investitorin kryesor të shtetit të tij, Kinën, vetëm pak ditë para se Sudani jugor të shpallet vend i pavarur.

Al Bashir, është përshendetur të mërkuren nga Presidenti Hu Zhintao, në Hollin e Madh të Popullit në qendër të Pekinit duke i bërë edhe nderimet nga garda. Gjykata Penale Ndërkombëtare e ka akuzuar Bashirin se i ka orkestruar krimet në rajonin e Darfurit në Sudan.
XS
SM
MD
LG