Ndërlidhjet

Konfirmohet aktakuza ndaj zyrtarëve të KK të Prishtinës


Është ngritur aktakuza ndaj gjashtë zyrtarëve komunal të Prishtinës të cilët kohë më parë u bastisën nga Policia e Kosovës.

Sipas një njoftimi të zyrës së Kryeprokurorit të shtetit, aktakuza është ngritur nga Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, ndaj Ekrem Rexhës, Ridvan Shahinit, Refik Sadikut, Halil Fejziut, Qazim Bajramit dhe Hazir Krasniqit, për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Aktakuza ka të bëjë me kontratën për ndërtimin e kolektorit atmosferik mbi lumin “Prishtina”, në lagjen Kalabria në Prishtinë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për ndërmarrjen private “Çlirimi” nga Korisha-Prizren, duke tejkaluar autorizimet e tyre zyrtare, kryesit e punëve i paguan apo urdhëruan t’i paguhen 846.712.80 euro në emër të materialit të blerë dhe pse kjo nuk ishte paraparë me kontratë dhe ishte në kundërshtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik”, thuhët në fund të njoftimit zyrtar.
XS
SM
MD
LG