Ndërlidhjet

Ndalohen arabet që vozitën makinat në Arabinë Saudite


Një aktiviste e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, ka thënë se pesë gra janë arrestuar pasi e kanë sfiduar ligjin që ju lejon vetëm burrave të vozisin në mbretërinë e Arabisë.

Arrestimi shënon shtypjen e parë të fushatës nga autoritetet saudite që prej se ka nisur ajo, dy javë më parë. Mbi 10 gra që prej asaj kohe kanë vozitur nëpër Rijad dhe qytete të tjera. Aktivistja e të drejtave të njeriut, Eman al Nafjan, i ka thënë Asoshiejtëd Pres, se nuk ka pasur informata rreth statusit të pesë grave që janë ndaluar të marten derisa kanë vozitur në Jiddah, qytetin bregdetar të Detit të Kuq.
XS
SM
MD
LG