Ndërlidhjet

Obama: Misioni afgan-sukes, por fitorja nuk mund të shpallet ende


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha sot se misioni amerikan në Afganistan mund të jetë i suksesshëm, por ai ende nuk është i gatshëm ta shpallë fitoren.

Mëtutje, zoti Obama, në konferencën për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, tha se progresi, që deri tash e ka bërë ushtria, po i lejon atij, që ta filloj kthimin e trupave në shtëpi.

Megjithatë, ai theksoi se do të mbahet presion ndaj al-Kaidës.

“Ajo që forcat amerikane ishin të afta të bëjnë, ishte që t’i dëmtojnë rëndë kapacitetet e al-Kaidës. Kuptohet se kujdesi më i madh ishte në bin Ladenin, por edhe para operacionit për bin Ladenin, ne kishim asgjasuar nivelin e mesëm dhe disa nga niveli i lartë i al-Kaidës. Ata kanë shumë vështirësi në operim, në komunikim dhe në financimin e vetvetes. Ne këtë presion do të vazhdojmë ta mbajmë”, tha presidenti Obama.
XS
SM
MD
LG