Ndërlidhjet

Shtyerja e samitit në Venecuelë thellon spekulimet për Çavezin


Qeveria e Venezuelës e ka shtyrë mbajtjen e një samiti rajonal i paraparë për javën e ardhshme derisa vazhdojnë spekulimet rreth shëndetit të Presidentit Hugo Çavez.

Çavez është duke e marrë vetën pas një operacioni të kryer më 10 qershor gjatë vizitës në Kubë. Pamje televizive të transmetuara në televizion gjatë kësaj jave e kanë paraqitur atë duke bërë bisedë me ish liderin kuban, Fidel Kastro.

Megjithatë vendimi për të shtyrë samitin e paraparë për 5 dhe 6 korrik me liderët e Amerikës Latine dhe atyre të Karaibeve, ka thelluar edhe më shumë spekulimet rreth gjendjes së tij.

Hugo Çavez kishte në plan të udhëhiqte takimin e parë të këtyre liderëve në Ishullin e Margaritës, në bregdetin e shtetit të tij.

Ky organizim i njohur edhe me inicialet CELAC, është krijuar në muajin shkurt si aleternativë ndaj Organizatës së Shteteve Amerikane, pa përfshirjen e Kanadasë dhe SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG