Ndërlidhjet

Largohet Zannier, emërohet Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së


Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier, do të largohet nga Kosova pasi është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së.

Lajmi është konfirmuar përmes një komunikate që ju është dërguar mediave nga zyra e Misionit të OKB-së në Kosovë, ku Zanier citohet duke thënë: “për mua ka qenë privilegj dhe nder mua që të shërbej si Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Unë jam krenar që kam shërbyer me punonjësit e UNMIK-ut të cilët kanë mirënjohjen time më të thellë për dedikimin e tyre për promovimin e sigurisë në Kosovë në respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe rajon”.

Komunikata vazhdon më tej duke e cituar Zanierin i cili ka thënë se është i kënaqur që pasardhësit po i lë një mision i cili është i ri-konfiguruar dhe mjaft mirë i ndërtuar që të përballet me sfidat e kohës.

Lamberto Zanier, një diplomat me përvojë nga Italia, mori përsipër misionin e UNMIK-ut më 21 qershor 2008 dhe ka shërbyer më gjatë se sa të gjithë para-ardhësit e tij.
XS
SM
MD
LG