Ndërlidhjet

Rusi: Ndalohen librat e Kishës së "Scientology"


Autoritetet ruse sot kanë njoftuar se një gjykatë në periferi të Moskës i ka ndaluar aktivitetin krijuesit të Kishës së “Scientologji”.

Zyra e krye-prokurorit ka njoftuar se kjo gjykatë ka vendosur që libri, “Çfarë është Scientology” dhe vepra të tjera të L. Ron Hubard, “bëjnë thirrje aktivitete ekstremiste”.

Zyrtarët e këtij sekti fetar kanë thënë se ata do protestojnë kundër vendimit.

Kisha Ortodokse ruse e ka dënuar “Scientology” si një “sekt totalitar”.

Në vitin 2007, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur që autoritet e qytetit të Moskës kanë shkelur të drejtat e këtij grupi pasi kanë refuzuar rregullisht ta regjistrojnë atë.

Hubard, një shkrimtar i veprave fantashkencore, e ka krijuar Kishën Scientology me bazë në Los Angjelos në vitin 1954. Ky grup pretendon se ka 10 milion anëtarë në tërë botën.
XS
SM
MD
LG