Ndërlidhjet

OSBE kërkon zgjidhje të kontesteve pronësore


Një zgjidhje e shpejtë e kërkesave pronësore që lidhen me konfliktin duhet të mbesin vendosmërisht në agjendën e institucioneve në Kosovë dhe komunitetit ndërkombëtar pasi që është themelore për procesin e kthimit, zhvillimin ekonomik dhe marrëdhëniet mes komuniteteve, nxjerrë në përfundim raporti i paraqitur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

“Gati njëmbëdhjetë vjet që nga përfundimi i konfliktit janë zgjidhur rreth 29,000 lëndë që lidhen me lëndët për pronën banesore. Për fat të keq, ka ende për të bërë. Ky problem dëmton me mijëra njerëz, kryesisht persona të zhvendosur”, ka thënë Eduard Xhozef, zëvendësshef i misionit të OSBE-së në Kosovë.

Ai ka thënë se Agjencia Kosovare e Pronës ende ka mjaft ngarkesa me më shumë se 40,000 lëndë.

Raporti, sipas një komunikate për media të OSBE-së, identifikon sfidat kryesore deri në zgjidhjen në kohë të kërkesave pronësore, siç janë ankesat e shumta rreth të së njëjtës pronë, koordinimin e pamjaftueshëm dhe kontestet rreth kompetencave ndërmjet AKP-së dhe gjykatave, ri-uzurpimin ilegal të pronës, dhe mungesën e mekanizmave të kompensimit efektiv të pronarëve me të drejtë shfrytëzimi të pronës.

“Qëllimi i Agjencisë Kosovare të Pronës është që të jetë në gjendje, në mënyrën më të shpejtë të mundshme, të kthej pronën private, komerciale apo bujqësore, te pronari i vërtetë pa ndërhyrë sistemin konvencional gjyqësor”, citohet të ketë thënë kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të AKP-së dhe zëvendësshefi i EULEX-it, Endi Sparks.

Raporti ofron rekomandime se si të adresohen mangësitë e identifikuara përfshirë edhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet gjykatave dhe AKP-së, rritjen e njohurive të gjykatësve rreth juridiksionit të AKP-së dhe sigurimin se janë ngritur akuzat penale kundër personave që ri-uzurpojnë ilegalisht pronat.

OSBE në raporton e saj, u bën thirrje institucioneve të Kosovës që të ofrojnë mbështetje adekuate financiare dhe politike për AKP-në në mënyrë që ky organ të mund ta kryejë punën e vet.
XS
SM
MD
LG