Ndërlidhjet

Fletarrestime për vrasjen e Haririt


Prokurori shtetëror i Libanit pranoi sot aktakuzat nga Tribunali i mbështetur nga OKB-ja, në lidhje me vrasjen e ish kryeministrit Rafik Hariri, në vitin 2005.

Prokurori shtetëror tha se ka marrë katër fletarrestime nga Tribunali Special i Libanit me seli në Hagë.

Aktakuza është pritur se do t’i përfshijë anëtarët e ushtrisë shiite dhe grupit politik Hezbollah.

Kabineti qeveritar pritet të takohet më vonë, për t’u pajtuar me politikën e tij drejt Tribunalit Special, i cili i ka dhënë Libanit 30 ditë pë t’u përgjigjur.

Ndasitë në lidhje me Tribunalin, e kanë shtyrë vendin në turbullira politike dhe kanë nxitur frikën për trazira sektare.
XS
SM
MD
LG