Ndërlidhjet

Lavrov reagon kundër armatosjes së kryengritësve libianë


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se armatosja e kryengritësve të Libisë është “një shkelje e ashpër” e rezolutës së KS të OKB-së, e cila ka vendosur embargo të armëve për Libinë, që nga muaji shkurt.

Franca të mërkurën u bë vendi i parë i NATO-s, që hapur e pranoi se po i armatos kryengritësit, të cilët po luftojnë kundër regjimit të Muamer Gadafit.

Zyrtarët ushtarakë francezë thanë se ky veprim ishte i nevojshëm për të mbrojtur civilët.

Lavrov tha se Rusia i ka kërkuar shpjegime Francës.

Komentet e Lavrovit vijnë një ditë para se ai ta presë ne vizitë në Moskë, ministrin e jashtëm francez, Alen Zhype.
XS
SM
MD
LG