Ndërlidhjet

Kroker ambasador i ri amerikan në Kabul


Senati amerikan sot e ka konfirmuar Rajan Kroker, si ambassador i ri në Afganistan. Ligjvënësit amerikanë e kanë aprovuar nominimin e Krokerit me unanimitet, një javë pasi Presidenti amerikan, Barak Obama, bëri publik planet e tij për zvogëlimin e trupave amerikane nga Afganistani.

Kroker e njeh Afganistanin mirë, pasi ka qenë pjesë e ekipit që e ka rihapur ambasadën amerikane në Kabul, në vitin 2001 pas largimit nga pushteti të talibanëve.

Kroker ka shërbyer si ambassador në Siri, Liban, Kuvajt si dhe Pakistan ndërsa së fundi ka qenë i dërguari amerikan në Irak.
XS
SM
MD
LG