Ndërlidhjet

Rasti kundër Shtraus Kan, afër kolapsit


Ish shefi i FMN-së, Dominik Shtraus Kan, pritet të paraqitet në gjykatë sot në Nju Jork, për të kërkuar ndryshimin e kushteve të lirimit me kusht.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati mbrojtës, Benxhamin Brafman, i cili po e mbron Shtraus Kanin pas arrestimit të tij më 14 maj me akuzën për sulm seksual ndaj një shërbyese hoteli në Nju Jork.

Ai ka dhënë dorëheqje nga FMN më 19 maj ndërsa më 6 qershor është deklaruar i pafajshëm. Ai është lënë i lirë pasi ka paguar kaucionin 1 milion euro, ndërsa që nga ajo kohë është në burg shtëpiak, ku mbahet nën vëzhgim 24 orësh.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me 25 vjet burg, ndonëse gazeta “The New York Times” raporton se rasti kundër Shtraus Kan është afër kolapsit.
XS
SM
MD
LG