Ndërlidhjet

Ban mirëpret hetimet në Bahrein


Shefi i OKB-së, Ban ki Mun, e ka mirëpritur vendimin e autoriteteve të Bahreinit që të nisë një hetim për dhunën e ushtruar kundër protestave pro-demokracisë në këtë vend.

Megjithatë, Ban ka insistuar që paneli i përbërë nga pesë persona duhet patjetër të kenë mundësinë që të punojnë në mënyrë të pavarur në pajtim me normat dhe standardet ndërkombëtare.

Në bazë të një dekreti mbretëror, komisioni që duhet të paraqesë të gjeturat e tij deri më 30 tetor, duhet të ketë qasje të lirë te çdo person që e konsideron të nevojshme, përfshirë edhe viktimat e mundshme dhe dëshmitarët e abuzimit të të drejtave të njeriut.

24 njerëz kanë vdekur për shkak të represionit të protestave popullore në periudhën nga mesi i shkurtit deri në mesin e muajit mars.
XS
SM
MD
LG