Ndërlidhjet

Paneta jep betimin si sekretar i mbrojtjes


Leon Paneta ka dhënë sot betimin si sekretar amerikan i mbrojtjes.

Paneta, ish drejtor i CIA-s, zëvendëson Robert Gejtsin, i cili doli në pension, pas më shumë se katër vjet të shërbimit si sekretar i mbrojtjes në administatën e presidentit Bush dhe presidentit Obama.

Paneta, pritet të zëvendësohet në postin e drejtorit të CIA-s nga gjenerali Dejvid Petreus, komandanti i forcave amerikane dhe ndërkombëtare në Afganistan.
XS
SM
MD
LG