Ndërlidhjet

Opozita: Qeveria gënjeu për shëndetin e Çavezit


Opozita e Venezuelës, akuzoi të premten, liderët e qverisë se kanë gënjyer në lidhje me shëndetin e presidentit Hugo Çavez.

Opozita i dëshiroi presidentit shërim të plotë.

Vetë, presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, ka thënë se ai ka pasur një operacion për të hequr një tumor kanceroz, gjatë një fjalimi që e ka mbajtur në Kubë, ku edhe është kryer operacioni.

Paraqitja e Çavezit është bërë derisa janë perhapur jo pak spekulime se presidenti i Venezuelës është si sëmurë rëndë dhe për këtë arsye është duke qëndruar gjatë në Kubë.
XS
SM
MD
LG