Ndërlidhjet

Irani furnizon me armë talibanët


Një raport thotë se ushtria iraniane ka kontrabanduar municion vdekjeprurës në Irak dhe Afganistan në muajt e fundit, me qëllim që të shpejtojë tërheqjen e SHBA-ve nga këto shtete.

“The Wall Street Journal” duke cituar zyrtarët anonimë amerikanë, tha se Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit i kanë pajisur aleatët e tyre me predha shpërthyese dhe raketa, nga të cilat tashmë janë vrarë trupa amerikane.

Zyrtarët thanë se iranianët u kanë dhënë talibanëve në Afganistan raketa me rreze të gjatë veprimi, duke rritur kapacitetet e talibanëve për të goditur caqet amerikane dhe të koalicionit nga një distancë e sigurt.

Në Irak, sipas raporteve, qershori ishte muaji më i përgjakshëm si për trupat amerikane ashtu edhe për civilët irakianë.
XS
SM
MD
LG