Ndërlidhjet

Maroku voton pro ndryshimeve kushtetuese


Rezultatet e para preliminare tregojnë se marokienët kanë miratuar reformat kushtetuese të shtyra nga mbreti Mohamed VI, si reagim ndaj protestave të fundit pro-demokracisë.

Ministri i brendshëm Taib Çerkaoi tha se nga pothuaj të gjitha votat e numëruara, 98.5 për qind kanë votuar pro ndryshimeve.

Reformat i japin pushtet ekezekutiv kryeministrit, por mbreti mbahet si kreu i autoritetit ushtarak, fetar dhe të drejtësisë.

Koncesionet erdhën pas protestave të inspiruara nga pranvera arabe.
XS
SM
MD
LG