Ndërlidhjet

Peticioni për të zhdukurit, nënshkruajnë gjysmë milionë


Në vetëm dy muaj, gjysmë milioni qytetarë të Ballkanit e kanë nënshkruar peticionin për të formuar një komision rajonal, që ka për detyrë zbardhjen e fatit të mijëra viktimave nga luftërat e viteve ’90-ta.

Kësaj iniciative i janë bashkuar 1500 organizata joqeveritare nga hapësirat e ish-Jugosllavisë- ndërsa qëllimi është i thjeshtë, por ambicioz: të hartohet një listë e detajizuar e viktimave të luftës në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, si dhe rrethanat e vdekjes së tyre.

“Emri i çdo personi që është vrarë si pasojë e krimeve të luftës apo duke luftuar, do të regjistrohet, sikurse edhe rrethanat në të cilat ata janë vrarë”, ka thënë për AFP-në, Natasha Kandiq, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi.

E njëjta ajo ka thënë se do të bëhet edhe me ata që konsiderohen të zhdukur, numri i të cilëve shkon në 15 mijë në tërë rajonin.

“Vizioni ynë është që njëherë e përgjithmonë t’i japim fund kësaj praktike në Ballkan të manipulimit të shifrave pa i cituar emrat e vitkimave”, ka thënë Kandiq.

Organizatorët duan që autoritetet e ish republikave jugosllave të ngrenë një komision të pavarur- KOMRA, për të mësuar se çka u ka ndodhur viktimave.

Kandiq shpreson se komisioni do të themelohet në fillim të vitit 2013.
XS
SM
MD
LG