Ndërlidhjet

SHBA, Spanja: Nuk na zmbrapsin kërcënimet e Gadafit


Shtetet e Bashkuara dhe Spanja thanë se nuk do të lejojnë që kërcënimet e Muamer Gadafit për sulme ndaj Evropës, t’i ndalojnë ato nga qëllimet e tyre në mbrojtjen e civilëve libianë.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha sot në Madrid se në vend të lëshimit të kërcënimeve, Gadafi duhet t’i vë përpara interesat e popullit të tij dhe ta lë pushtetin.

Ministrja e jashtme e Spanjës, Trinidad Himenez tha se shtetet do të vazhdojnë të ushtrojnë presion për të eliminuar kërcënimet që forcat e Gadafit paraqesin për civilët libianë.

Gadafi paralajmëroi të premten për sulme të mundshme në Evropë, po që se NATO nuk ndërpret fushatën e sulmeve ajrore kundër regjimit të tij.
XS
SM
MD
LG