Ndërlidhjet

SHBA: Maria Shrajver kërkon shkurorëzim nga Shvarcenegeri


Marija Shrajver ka paraqitur kërkesë për shkurorëzim nga Arnold Shvarcenegeri, në Gjykatën Supreme në Los Anxhelos.

Ish gazetarja televizive dhe bijë e familjes Kenedi, në kërkesën për shkurorëzim, ka theksuar dallimet e papajtueshme. Ajo nuk ka e ka paraqitur datën se kur çifti ishte ndarë.

Kjo kërkesë u bë gjashtë javë pasi ylli i filmit dhe ish guvernantor i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger, pranoi se e ka një fëmijë jashtëmartesor me një anëtare të stafit të tij shtëpiak.

Në kërkesën për shkurorëzim, Marija Shrajver synon kujdestari të përbashkët për dy djemtë e tyre, të moshës 13 dhe 17 vjeç.

Adam Mendelson, zëdhënësi i Shvracenegerit, ka refuzuar të bëjë koment.
XS
SM
MD
LG