Ndërlidhjet

BE aprovon ndihmën urgjente për Greqinë


Ministrat e eurozonës hapën rrugën për Greqinë që të marrë fondet urgjente për të shmangur falimentimin, por tërhoqën vërejtjen se do të duhen javë për të për të mbyllur pakon e re të shpëtimit.

Greqia pritet t’i marrë 12 miliardë euro nga BE dhe FMN më 15 korrik, pasi që ministrat miratuan këstin e pestë të kredisë prej 160 miliardë dollarësh.

FMN-ja pritet që të hapë rrugë për pjesën e saj të këstit prej 3.3 miliardë eurosh në javën e ardhshme. Eurozona ia jep Greqisë 8.7 miliardë euro.

Ministrat e financave pas takimit përmes një deklarate kanë thënë se do të përcaktojnë javën e ardhshme detajet e pakos së dytë të shpëtimit për Greqinë, përfshirë pjesëmarrjen në sektorin privat.
XS
SM
MD
LG