Ndërlidhjet

Tajlanda mban zgjedhjet e përgjithshme


Tajlanda voton sot në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat shihen si test për stabilitetin e vendit, pas gjashtë vjet të trazirave politike.

Zgjedhjet janë testi i parë i madh elektoral për qeverinë, që nga protestat e mëdha opozitare, të cilat e paralizuan Bangkokun në vitin e kaluar, duke lënë 90 persona të vdekur dhe 2 mijë të plagosur.

Demokratët e kryeministrit Abhisit Vexhaxhiva përballen me një garë të ngushtë kundër Partisë Pheu Thai (Për Tajlandezët), e cila është aleate e Taksin Shinauatrës.

Taksin, ish kryeministri i vendit nga viti 2001-2005, u hoq nga pushteti përmes një grusht shteti dhe aktualisht jeton në ekzil.
XS
SM
MD
LG