Ndërlidhjet

PD: Thirrje Edi Ramës që ta pranoj humbjen


Partia Demokartike e Shqipërisë i ka bërë sot thirrje liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që ta pranoj humbjen në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Tiranës, nga kandidati i PD-së, Lulzim Basha.

Në një deklaratë për media, Jonida Tabaku, zëdhënëse e Lulzim Bashës, poashtu, ka kërkuar që zoti Rama të mos ushtroj presion ndaj Kolegjit Zgjedhor, i cili pritet të vendos për fituesin e zgjedhjeve në Tiranë.

Jonida Tabaku thotë se “komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që të mos nxitohemi me deklarata dhe ta presim fundin e procesit zgjedhor dhe vendimin e institucioneve të pavarura” dhe shtoi se “Rama sulmon hapur Kolegjin Zgjedhor, duke thënë se nuk do të pranoj asnjë rezultat, që nuk është në favor të tij”.

Sipas saj, “qytetarët vendosën tashmë se kush është fituesi për Tiranën”.
XS
SM
MD
LG