Ndërlidhjet

Tahiri: Implementimi i marrëveshjeve më 1 nëntor


Kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se tri marrëveshjet e arritura në Bruksel, do të fillojnë të implementohen që nga 1 nëntori i këtij viti.

Këto komente, Tahiri i bëri pas kthimit në Prishtinë nga Brukseli ku u pajtua për tri marrëveshje me palën serbe nga Beogradi.

“Marrëveshjet fillojnë të zbatohen nga 1 nëntori i këtij viti. Nga kjo datë do të zbatohet ligji në gjithë territorin e Kosovës dhe do të eliminohen strukturat paralele, kurse qytetarët do të lëvizin lirshëm”, ka thënë Tahiri.

Ajo tha, poashtu, se marrëveshjet e arritura të shtunën ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, janë hapi i parë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
XS
SM
MD
LG