Ndërlidhjet

Kastro: Çavez do të fitojë betejën ndaj kancerit


Ish lideri i Kubës, Fidel Kastro parasheh se aleati i tij i majtë, presidenti i Venecuelës, Hugo Çavez do të fitojë betejën ndaj kancerit, nga i cili po trajtohet në një spital të Kubës.

Kastro, tha se 56 vjeçari ka pasur rezultate impresive nga trajtimi i kancerit, pasi që mjekët kubanezë i hoqën një tumor kanceroz.

Kastro bëri këto komente në një nga “refleksionet” e tij, të postuara në një faqe qeveritare të internetit.
XS
SM
MD
LG