Ndërlidhjet

Hagë: Pritet rinisja e procesit gjyqësor ndaj Mlladiqit


Procesi gjyqësor për Ratko Mlladiqin, pritet të rinisë sot në Hagë.

Ish komandanti serb i Bosnjës akuzohet për krime lufte, që kanë fillin në konfliktin e Bosnjës në vitet ’90-ta, përfshirë masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Avokati mbrojtës i Mlladiqit tha se ai do të bojkotojë seancën e sotme në të cilën ai është dashur të deklarohet për fajësinë ose pafajësinë.

Mlladiq ka kërkuar që të mbrohet nga një avokat i tij, dhe jo nga ai i caktuar nga gjykata.

Mlladiq u arrestua në muajin maj, pas 16 vitesh në arrati.

69-vjeçari Mlladiq, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.
XS
SM
MD
LG