Ndërlidhjet

Protesta në Marok


Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e qytetit Tangiers të Marokos për të kundërshtuar ndryshimet kushtetuese.

Mbreti Mohamed ka dorëzuar disa nga kompetencat e tij te zyrtarët e zgjedhur, si pjesë e referendumit të 1 korrikut për zbatimin e reformave.

Megjithatë, protestuesit thanë se referendumi nuk ka shkuar aq larg dhe akuzojnë qeverinë për mbivlerësimin e tij.

Një gazetar i Reuters-it tha se rreth 10 mijë vetë kanë marrë pjesë në protestën e së dielës.

Qeveria tha se kanë qenë një mijë protestues, ndërkaq 3 mijë të tjerë, sipas saj kanë protestuar në favor të ndryshimeve.
XS
SM
MD
LG