Ndërlidhjet

Mlladiq paraqitet para gjyqit


Ratko Mlladiq është paraqitur sot para gjykatës në Hagë për t’u deklaruar në lidhje me akuzat për krime lufte dhe gjenocid, që rëndojnë ndaj tij.

Ish komandanti serb i Bosnjës akuzohet për krime lufte, të ndodhura në konfliktin e Bosnjës në vitet ’90-ta, përfshirë masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8,000 burra dhe
djem myslimanë.

Më herët, avokati mbrojtës i Mlladiqit tha se ai do të bojkotonte seancën e sotme.

Mlladiq ka kërkuar që të mbrohet nga një avokat i tij, dhe jo nga ai i caktuar nga gjykata.
XS
SM
MD
LG