Ndërlidhjet

Bellorusia shtyp protestat në Ditën e Pavarësisë


Grupi i të drejtave të njeriut në Bellorusi, njofton se policia ka arrestuar dje dhjetëra protestues si pjesë e një aksioni kundër aktiviteteve të opozitës, derisa në këtë vend po shënohej Dita e Pavarësisë.

Raportet thonë se disa qytetarë janë arrestuar deri sa kanë duartrokitur dhe kanë bërtitur me zë të lartë gjatë fjalimit të presidentit Aleksandr Lukashenko.

Në fjalimin e tij Lukashenko i tërhoqi vërejtjen opozitës që të mos ngritet kundër regjimit të tij.

Grupi i të drejtave të njeriut njoftoi po ashtu se policia arrestoi të paktën 20 persona në vende të ndryshme. Në raportet e ketij grupi thuhet se policia ndaloi disa njerëz, që besohet të janë pjesë e opozitës.

Autoritetet e Bellorusisë gjatë ditës së diel thuhet se janë munduar të bllokojnë disa rrjete sociale në interent, në mënyrë që të parandalohen protestat gjatë festës kombëtare, e cila shënoi fundin e pushtimit nazist në vitin 1944.
XS
SM
MD
LG