Ndërlidhjet

Mosmarrëveshje në Këshillin NATO-Rusi


Ministri i jashtëm i Rusisë tha se takimi i Këshillit Rusi-NATO“ në Soçi, nuk po zhvillohet lehtë sic ishte pritur” për shkak të mosmarrëveshjeve për rolin e NATO-s në Libi dhe planeve të vazhdueshme të SHBA-së për të ndërtuar një sistem të mbrojtjes raketore në shtetet evropiane, anëtare të NATO-s.

Emisarët nga 28 vendet anëtare të NATO-s po zhvillojnë bisedimet sot, me Moskën e cila po kërkon që sistemi i propozuar i mbrojtjes, nuk do ta ketë në shënjestër shtetin rus.

Ndërkohë, në margjina të takimit, presidenti rus, Dmitri Medvedev dhe presidenti i Afrikës Jugore, Jakob Zuma po diskutojnë një dokument të mundshëm për paqen në Libi.
XS
SM
MD
LG