Ndërlidhjet

Çavez kthehet në Venezuelë


Presidenti Hugo Çavez është kthyer në Venezuelë mëngjesin e sotëm nga Kuba ku bëri një operacion për heqjen e një tumori kanceroz.

Televizioni shtetëror shfaqi një video-incizim duke lënë Havanën dhe pastaj arritjen e tij në Karakas.

“Jam mirë. Jam i lumtur”, ka thënë Çavez pas arritjes në vendin e tij.

“Një aterim i mrekullueshëm”, ka thënë ai pasi ka përqafuar zëvendëspresidentin Elijas Huan dhe vëllanë e tij, Adanin.
XS
SM
MD
LG