Ndërlidhjet

Raporti: Gadafi mund të paraqes dorëheqje, nëse mbrohet


Gazeta ruse, Komersant, duke e cituar një zyrtar të paemëruar rus, sot raporton se lideri i Libisë, Muamer Gadafi, ka vullnet të paraqes dorëheqje, nëse i premtohet mbrojtje.

Gazeta e citon zyrtarin e lartë rus, të paidentifikuar, që ka thënë se lideri i Libisë kishte “dërguar sinjale” se ai do të tërhiqej nëse i jepet siguri.

Ky raport u bë një ditë pasi zyrtarët e lartë rus u takuan me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, dhe me presidentin e Afrikës së Jugut, Jakob Zuma, për të diskutuar mënyrat për përfundimin e dhunës në Libi.
XS
SM
MD
LG