Ndërlidhjet

Jahjaga ngushëllon Oborrin e Habsburgëve


Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Oborrit të Habsburgëve me rastin e vdekjes së Arkidukës Oto von Habsburg.

“Me dhimbje të thellë mësova lajmin për vdekjen e Lartmadhërisë së tij Arkidukës Otto von Habsburg. Sot, Evropa ka humbur një politikan të shquar, ithtarin e madh të paqes dhe një kontribues për bashkimin e saj, ndërsa Kosova ka humbur një mik të pazëvendësueshëm i cili do të vlerësohet dhe përkujtohet përgjithmonë”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të presidentes, Jahjaga.
XS
SM
MD
LG