Ndërlidhjet

Shqipëri-Serbi, pa regjim vizash


Shqipëria dhe Serbia kanë nënshkruar në Tiranë marrëveshjen për lëvizje të lirë në mes të qytetarëve të të dy shteteve.

Marrëveshjen në emër të të dy shteteve e kanë nënshkruar zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Selim Belortaja dhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri, Mirolub Zariq.

Marrëveshja për regjimin e lirë të vizave është bërë në bazë të parimeve të reciprocitetit dhe në bazë të bashkëpunimit në mes të dy shteteve, në mënyrë që qytetarët e të dy vendeve, të mund të udhëtojnë në Shqipëri dhe Serbi, pa viza dhe pa procedura burokratike, njoftojnë mediat shqiptare.
XS
SM
MD
LG