Ndërlidhjet

Pakistan: Familja e bin Ladenit të mos largohet


Një komision në Pakistan, që po e heton ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara, nga e cila u vra Osama bin Ladeni, ka urdhëruar qeverinë, që ta parandaloj farefisin e ish shefit të al-Kaidës për t’u larguar nga Pakistani, pa lejen e tij.

Autoritetet e Pakistanit, aktualisht, kanë paralajmëruar se ato janë të gatshme, që njërën nga gratë e bin Ladenit, ta dërgojnë në vendin e saj të lindjes, në Jemen.

Por, është e paqartë nëse agjencitë e sigurisë do ta pranojnë kërkesën e Komisionit, që u bë mbrëmë vonë.

Tri gra të bin Ladenit dhe disa fëmijë janë burgosur prej 2 majit, kur nga ndërhyrja në qytetin pakistanez, Abotabad, u vra bin Ladeni.
XS
SM
MD
LG