Ndërlidhjet

Tadiq viziton Sarajevën


Presidenti serb Boris Tadiq ka arritur në Bosnje me synimin që të përmirësojë lidhjet mes dy shteteve, që shpesh ishin të tensionuara.

Relacionet mbesin të trazuara pas luftës së hidhur të viteve 1992-1995. Vizita e sotme shënon udhëtimin e dytë të Tadiqit në Bosnje, që kur përfundoi konflikti.

Lideri serb, që ka lindur në Sarajevë, pritet të takohet me presidencën tripalëshe të Bosnjes- ushtruesin e detyrës së presidentit, përfaqësuesin e serbëve të Bosnjes, Nebojsha Radmanovic, përfaqësuesin mysliman Bakir Izetbegoviq dhe atë kroat Zheljko Komsiq.

Vizita vjen pak kohë pas arrestimit të komandantit të luftës, Ratko Mlladiqit, i cili ishte në arrati për 16 vjet me radhë.

Tadiqi është akuzuar se ka mbështetur liderin radikal të serbëve të Bosnjes, Millorad Dodik, i cili në të kaluarën ka shtyrë përpara ndarjen e entitetit serb nga Bosnja.
XS
SM
MD
LG