Ndërlidhjet

Fushë-Kruja falenderon presidentin Bush me statujë


Fshati i vogël, Fushë-Kruja që priti presidentin amerikan Xhorxh Bush në vitin 2007, ka nderuar atë duke ngritur një statujë të tij në sheshin, që po ashtu mban emrin e presidentit.

Statuja e gjatë 2.85 metra e ish presidentit, me dorën e majtë ngritur lart, është zbuluar një ditë më parë, në sheshin që ishte zbukuruar me flamuj shqiptarë dhe amerikanë.

“Pro-amerikanizimi i shqiptarëve i ka rrënjët në përpjekjet tona për të ndërtuar një komb të lirë, një shtet të lirë”, i ka thënë turmës, kryeministri Sali Berisha.

Bush ka qenë presidenti i parë amerikan që ka vizituar Shqipërinë.
XS
SM
MD
LG