Ndërlidhjet

OKB akuzon Izraelin për forcë të tepruar në kufi


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, ka akuzuar ushtarët izraelitë për përdorimin e forcës së tepruar duke qëlluar me municion në drejtim të demonstruesve të paarmatosur libanez.

Forcat e armatosura libaneze thanë se shtatë njerëz janë vrarë dhe 111 të tjerë janë plagosur nga trupat izraelite kur protestuesit u përpoqën të kalonin vijën kufitare më 15 maj.

Ban tha se një raport i mëhershëm i misionit paqeruajtës të OKB-së në Liban, gjithashtu ka akuzuar demonstruesit të cilët kanë hedhur gurë dhe koktej molotovi duke kryer kështu “një akt provokues dhe të dhunshëm”.
XS
SM
MD
LG