Ndërlidhjet

Nemcov kthehet në Rusi, me gjithë ndalesën e udhëtimit


Lideri i opozitës ruse Boris Nemcov tha se do të kthehet në Rusi, me gjithë ndalesën që është vënë ndaj tij për të mos lëshuar vendin për 6 muaj.

Nemcov tha se për kufizimet e udhëtimit ka mësuar nga avokati i tij të mërkurën, ndërsa po qëndronte në Strasburg në një forum për demokracinë.

Ai tha se kryeministri Vlladimir Putin po “hakmirrej” për shkak të bashkë-udhëheqjes së Parnasit, një partie të vogël opozitare, të cilës iu mohua regjistrimi në muajin e kaluar.

Zyrtarët e Moskës, hodhën poshtë informacionet se është lëshuar ndonjë ndalesë udhëtimi kundër Nemcovit.
XS
SM
MD
LG