Ndërlidhjet

NATO-ja i pranon vrasjet civile afgane, por zhvillon hetime



Forcat e udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan, thanë se aksidentalisht kanë vrarë civilë në një sulm ajror në fillim të kësaj jave dhe se janë duke hetuar akuzat se në një sulm tjetër ajror janë vranë dy civilë.

Një zëdhënës i Forcës Ndihmëse i Sigurisë (ISAF) tha sot se gjatë sulmit ajror Shamal të provincës Kost, të martën në mbrëmje janë vrarë "disa" kryengritës, si dhe "një numër i anëtarëve të familjes”.

Zyrtarët afganë thonë se së paku 11 civilë u vranë nga sulmi ajror, që shkaktoi protesta të ashpra në rrugë.

Dje qindra njerz u tubuan në Gazni për të protestuar për vrasjen e dy barinjve, për të cilët thuhet se u vranë nga sulmi ajror i forcave të jashtme të njëjtën ditë.

NATO-ja tha se kanë ndërmarrë sulme në atë hapësirë, por ka pretenduar se e kishte vrarë vetëm një kryengritës, i cili kishte qenë duke vendosur një bombë.
XS
SM
MD
LG