Ndërlidhjet

SHBA: I dyshuari për disa vrasje, vetëvritet


Një burrë i dyshuar për vrasjen e shtatë personave në shtetin amerikan të Miçiganit, që i kishte mbajtur peng në një apartament në Grand Rapids, ka bërë vetëvrasje.

Shefi i Policisë, Kevin Belk, ka thënë se disa të ndaluar u liruan pa pësuar lëndime.

Kërkimet kishin filluar pasi që katër njerëz u gjetën të vdekur në një shtëpi dhe tre të tjerë në një tjetër.

Hetuesit ende nuk i dinë motivet e vrasjeve, por besojnë se i dyshuari kishte marrëdhënie me të paktën një person në çdo vend.
XS
SM
MD
LG