Ndërlidhjet

Kameron kërkon hetim publik të skandalit të javores


Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ka bërë thirrje për hetim publik të skandalit që ka goditur javoren “News of the World”.

Duke folur në një konferencë për gazetarë, Kameron e ka quajtur ngjarjen “thjesht të neveritshme”. Ai tha se Komisioni i Shtypit për Ankesa nuk funksionon.

“Është jetike që shtypi ynë është i lirë. Ky është një komponent thelbësor për demokracinë tonë, për mënyrën tonë të jetesës. Por, liri e shtypit nuk do të thotë se shtypi duhet të jetë mbi ligjin”, tha Kameron.

Gazeta që shitet më së shumti në Britani të dielën do të publikojë numrin e fundit të saj pas 168 vjetësh ekzistencë.

Javorja ka pranuar se ka përgjuar telefonat e fëmijëve të zhdukur, pastaj të farefisit të viktimave të sulmeve terroriste më 7 korrik, 2005, dhe të familjeve të ushtarëve të vrarë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG