Ndërlidhjet

Bërns: Serbia të pajtohet me realitetin


Zëvendëssekretari amerikan për çështje politike, Uilliam Bërns, ka thënë në Dubrovnik se Serbia duhet të pajtohet me realitetin në Kosovë.

Bërns duke folur në “Samitin e Kroacisë”, ka përshëndetur siç i ka quajtur, “hapat mbresëlënës” që po i ndërmerr Serbia nën udhëheqjen e Tadiqit.

“SHBA përshëndet dialogun e lehtësuar nga BE në mes të Prishtinës dhe Beogradit, sikurse edhe marrëveshjet e arritura”, citojnë mediat serbë, zëvendëssekretarin amerikan, Uiliam Bërns.

Në samitin e gjashtë me radhë të Kroacisë po marrin pjesë përfaqësuesit e Evropës jug-lindore dhe përfaqësues të BE-së.

Për shkak se Zagrebi ka ftuar në takim kryeminstrin Hashim Thaçi, takimi është bojkotuar nga përfaqësuesit e Serbisë.

Për të njëjtën arsye Serbia nuk ka marrë pjesë në një takim të tillë, as në vitin e kaluar.

Temë kryesore e këtij takimi, në të cilin nuk marrin pjesë as përfaqësuesit e Bosnje dhe Hercegovinës, është perspektiva e rajonit dhe zgjerimi i BE-së.

Në takim po marrin pjesë, kryeministri i Sllovenisë, i Maqedonisë, Malit të Zi, Bullgarisë, Kosovës.

Në takim krahas zëvendëssekretarit amerikan, Uliam Bërns, po marrin pjesë edhe zyrtarë tjerë të BE-së.
XS
SM
MD
LG