Ndërlidhjet

Agjenti afgan vret dy ushtarë të NATO-s


Një agjent i njësisë së shërbimit informativ afgan ka hapur zjarr në një bazë të huaj në provincën Panxhshir, duke vrarë dy ushtarë të NATO-s dhe duke plagosur një.

Autoritetet e policisë kanë thënë se sulmuesi kishtë një “pistoletë, me të cilën hapi zjarr duke vrarë dy ushtarë”.

Ai ka plagosur edhe një ushtar tjetër, i cili ndërkohë, e ka qëlluar për vdekje agjentin afgan.

NATO ka konfirmuar se ka pasur të shtëna në Panxhshir, që kanë shkaktuar viktima në mesin e misionit, por nuk ka dhënë komente tjera.
XS
SM
MD
LG