Ndërlidhjet

Jeremiq: Fuqitë e OKB-së bllokojnë hetimet e trafikut të organeve


Kërkesa e Serbisë që hetuesit e trafikut të organeve në Kosovë dhe Shqipëri të punojnë nën mandatin e OKB-së dhe raportin t’ia paraqesin Këshillit të Sigurimit është bllokuar nga ata që kanë kapacitete institucionale në këtë trup, ka thënë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq.

Ai ka deklaruar se bisedimet lidhur me këtë do të vazhdojnë dhe se shpreson që në javët e ardhshme të tejkalohen pengesat dhe të shënohet përparim.

“Përderisa kjo nuk ndodh, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë t’i rezistohet përshtypjes se në trafikimin e organeve në Kosovë ekziston diçka që për ndonjë arsye, assesi nuk guxon të dalë në dritë”, ka thënë Jeremiq për mediat serbe.
XS
SM
MD
LG