Ndërlidhjet

Një cunami i vogël godet veriun e Japonisë


Një cunami i vogël ka goditur brigjet e Paqësorit në veri të Japonisë pas një tërmeti të fortë që ka lëkundur rajonin e dëmtuar nga fatkeqësia e marsit.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se qyteti port i Ofunatos ka përjetuar një cunami prej 10 centimetrash.

I njëjti organ ka lëshuar sinjalin e cunamit për prefekturat e Ivates, Mijagjit dhe Fukushimës, pasi tërmeti me magnitudë 7.1 ka goditur ishullin e Honshusë. Nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.

Në anën tjetër, shërbimet japoneze aktualisht operojnë me 19 nga 54 reaktorët bërthamorë që ishin në dispozicion para tërmetit dhe cunamit të 11 marsit.
XS
SM
MD
LG