Ndërlidhjet

Petreus: Bie intensiteti i sulmeve kryengritëse


Komandanti i lartë i Shteteve të Bashkuara në Afganistan, gjenerali Dejvid Petreus, tha se sulmet e kryengritësve kundër forcave të huaja dhe afgane janë të intensitetit më të vogël këtë verë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Duke folur gjatë një vizite në Kabul, Petreus tha se sulmet kanë rënë për “disa për qind” gjatë periudhës maj-qershor – çfarë njihet si fillimi i sezonit tradicional të luftimeve.

Petreus pritet të japë dorëheqje si komandant i lartë në Afganistan në mes të korrikut, për të marrë postin e drejtorit të CIA-s në muajin shtator.
XS
SM
MD
LG