Ndërlidhjet

Leon Paneta arrin në Irak


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka arritur në Irak, në vizitën e parë të tij si shef i Pentagonit.

Ai pritet të nxisë udhëheqësit irakianë për të vendosur për të ardhmen e prezencës ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Paneta po ashtu planifikon të takojë trupat dhe komandantët amerikanë.

Shtetet e Bashkuara planifikojnë t'i tërheqin trupat e mbetura nga Iraku në fund të këtij viti.

Paneta, i cili ishte drejtor i CIA-s, së fundmi pasoi Robert Gejtsin si sekretar i Mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG